75 Mall Live Search
13:21 / E Enjte, 17 Qershor 2021 / C E

Heroi i Danimarkës, Simon Kjaer lëshon deklaratën e parë prekëse që kur ndihmoi për të shpëtuar jetën e Eriksen

Kapiteni i Danimarkës Simon Kjaer ka lëshuar një deklaratë të parë prekëse që kur ndihmoi për të shpëtuar jetën e Christian Eriksen.

Mbrojtësi u vlerësua për mënyrën se si ai udhëhoqi shokët e tij të skuadrës në rrethana kaq të vështira të shtunën dhe gjatë gjithë javës pas arrestit kardiak të Eriksen, shkruan Indeksonline.

Ai ndihmoi në formimin e një mburoje njerëzore për të mbrojtur privatësinë e mesfushorit, ndërsa ai merrte ndihmën mjekësore në fushë dhe ngushëllonte partneren e tij ndërsa ajo vraponte në fushë.

“Kanë qenë disa ditë shumë të veçanta, ku futbolli nuk ka qenë gjëja më e rëndësishme.

“Një tronditje që do të jetë pjesë e imja – pjesë e të gjithë neve – përgjithmonë. E vetmja gjë që është e rëndësishme dhe me të vërtetë ka rëndësi është që Christian është në rregull!

“Unë jam krenar për mënyrën se si kemi vepruar si një ekip dhe si kemi qëndruar së bashku në këto kohë të vështira. Unë jam i prekur dhe shumë mirënjohës për të gjithë mbështetjen.

“Sot, ne do të hyjmë në fushë kundër Belgjikës me Christian në zemrat dhe mendimet tona.

“Kjo na jep qetësi në mendjet tona, gjë që na lejon të përqendrohemi në lojën e futbollit.

“Ne do të luajmë për Christian, dhe si gjithmonë për të gjithë Danimarkën. Ky është motivi më i madh për të gjithë ne.

“Si gjithmonë, ne do të bëjmë më të mirën.”

Kjaer do të drejtojë ekipin e tij përsëri këtë mbrëmje kur Danimarka do të luaj me kombëtaren e renditur në numrin 1, Belgjikën në Kopenhagë. /IndeksOnline/