16:56 / E Martë, 17 Maj 2022 / OSH

Heroi i ditës rrëfen momentin se si e shpëtoi vajzën e cila kishe rënë në lum

Një vajzë sot ka rënë në lumin “Bistrica” në Pejë, saktësisht tek vendi i quajtur “Te Qallakët”.

Fatmirësisht, një burrë ka ndihmuar vajzën që të dal nga lumi.

Sefer Husaj, personi që e ka shpëtuar vajzën e re nga vdekja në lumin “Bistrica” ka treguar si ka ndodhur ngjarja e sotme në Pejë.

Husaj ka thënë se më ndihmën e një litari dhe të dy personave ka arritur të nxjerr nga lumi të renë.

Të njëjtit kishin dërguar viktimën në spitalin e Pejës pasi autoambulanca ishte vonuar.

“Rastësisht isha duke udhëtuar me veturë, rrugës disa vajza më treguan që ka ra një vajzë në lumë. Por edhe unë e kam dëgjuar një zë të trishtuar dhe me vrap kam dal nga makina dhe jam afruar. Kam parë vajzën në një skaj të lumit ku e kishte bart uji, e cila ishte duke kërkuar ndihmë. Aty afër ishte edhe një punëtorë dhe ka dal një person me mbiemrin Qallaku. Kam dashur të zhytem në ujë por personi në fjalë më ka sjell një litar dhe e kemi tërhekur vajzën me litar. Pastaj e kemi thirrë Policinë për të na thirrur ndihmën e parë. Ambulanca është vonuar, vajza i ka humbur ndjenjat dhe menjëheë e kemi dërguar në spital me personin me mbiemër Qallaku. Pas dy orësh vajzës i ka ardhur vetëdija.

Bëj apel që Lumbardhi i Pejës duhet të ketë mbrojtse të menjëhershme dhe është një rrezik evident për të gjithë”, tha ai.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 11, Policia është njoftuar se tek ish-tregu i gjelbërt një person ka rënë në lum. Personi është nxjerrë nga qytetarët dhe është dërguar në Spitalin e Pejës. Personi në fjalë është jashtë rrezikut për jetë” ka thënë Driton Rugova./IndeksOnline/