Heroi i gjysmëfinales, Di Maria: I mundëm që në minutën e parë!

Argjentinasi Angel Di Maria ishte një nga lojtarët më të mirë të PSG-së në ndeshjen e sotme.
Ai shënoi një gol dhe dha asistin e golit të parë për Marquinhon pas një pasimi fantastik.
Sulmuesi i krahut foli pas ndeshjes duke pranuar supermacinë e skuadrës së tij ndaj kundërshtarit.
“Ne i mundëm ata që në minutën e parë të sfidës. Jemi të kënaqur me paraqitjen tonë dhe fitoren. Kemi dhënë maksimumin dhe dua të përgëzoj djemtë. Duam fitimin e trofeut”.