Heroi i Kupës së Botës, Fabio Grosso bëhet trajner i Lenjanit e Kasamit

Legjenda e futbollit italian, Fabio Grosso ka filluar të bëjë zejen e trajnerit.
Ai është emëruar trajner i ekipit nga Zvicra, Sion, transmeton Indeksonline.
Në Sion ka edhe futbollistë shqiptarë që luajnë si: Emir Lenjani, Arian Kabashi, Pajtim Kasami dhe Bastien Toma.
Sion sezonin e kaluar ishte gati të binte nga Superliga e Zvicrës por me Grosson pritet që në sezonin e ri të jenë më lartë në tabelë./Indeksonline/