Heroi i Luftës kundër Covid-19, Dr.Valbon Krasniqi bashkon 3 brezat e LDK-së në përkrahje të kandidatit për deputet Sokol Havolli

Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Sokol Havolli, ka marrë përkrahje nga doktori Valbon Krasniqi.
Havolli, përmes një postimi në facebook është shprehur se atmosfera ishte e jashtëzakonshme, e mbushur me ngrohtësi, miqësi dhe diskutime me vlerë, mes shumë miqve dhe familjarëve të familjes Krasniqi.
Ndërsa e falendëroj Krasniqin për mikpritjen e tyre të përzemërt dhe për këtë mbrëmje plot energji dhe frymëzim.
“Populli është në këmbë për të mbrojtur demokracinë! Me vendosmërinë e tij, ai po shpreh qartë një të ardhme demokratike. E si mund të avancohet demokracia ndryshe? Demokracia dhe LDK-ja janë një. LDK-ja dhe populli janë një!
Pak para mesnatës, së bashku me Beratin, përfunduam një takim të jashtëzakonshëm në Makovc, ku u pritëm me zemërgjerësi nga
Dr. Valbon Krasniqi. Atmosfera ishte e jashtëzakonshme, e mbushur me ngrohtësi, miqësi dhe diskutime me vlerë, mes shumë miqve dhe familjarëve të familjes Krasniqi. Një falënderim i veçantë për mikpritjen e tyre të përzemërt dhe për këtë mbrëmje plot energji dhe frymëzim.”, ka shkruar Havolli.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Sokol Havolli kandidon me numër 40./Indeksonline/