75 Mall Live Search
10:54 / E Enjte, 30 Janar 2025 / k.v

Heroi i pandemisë, dr. Sali Ahmeti, zyrtarisht në mbështetje të PDK-së dhe Bedri Hamzës

Një nga emrat më të respektuar të mjekësisë në Kosovë, dr. Sali Ahmeti, i njohur si hero i pandemisë, tashmë është radhitur publikisht në mbështetje të Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatit të saj për kryeministër, Bedri Hamza.

Dr. Ahmeti ishte i pranishëm në tubimin e PDK-së në “Bregun e Diellit”, mbajtur në shkollën “Ismail Qemali”, ku mori pjesë edhe kandidati për kryeministër Bedri Hamza.

Pjesë e këtij mobilizimi për ndryshim po bëhen gjithnjë e më shumë personalitete të njohura të vendit, duke i dhënë mbështetje vizionit për një Kosovë #MaMirë. Mes tyre është edhe këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza, e cila është parë disa herë në tubimet e PDK-së gjatë kësaj fushate.

PDK-ja vazhdon të konsolidojë mbështetjen e saj, duke bashkuar profesionistë e figura të shquara në misionin për një qeverisje më të fortë dhe më të përgjegjshme për qytetarët.