75 Mall Live Search
11:10 / E Premte, 01 Prill 2022 / B O

Heroi i Portugalisë merr vendimin e rëndësishëm te Manchester United

Bruno Fernandes ka vendosur të vazhdojë kontratën te Manchester United. Ylli portugez sapo ka nënshkruar zgjatjen e kontratës me United deri në vitin 2026, me mundësi vazhdimi për zgjatje të një viti shtesë, deri në 2027.

Ky vendim i Fernandes vije tre natë pasi ai u bë hero i kualifikimit të Portugalisë në Botëror duke realizuar dy golat ndaj Maqedonisë Veriore.

“Që nga momenti kur kam ardhur te United, unë kam patur marrëdhënie të shkëlqyeshme me këtë klub dhe fansat e United. Unë vendosa ta vazhdoj këtë ëndërr dhe qëllimet e mëdha që kemi së bashku” ka thënë Fernandes./Indeksonline/