14:37 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Heroinat kurde, luftëtaret femra të cilat po luftojnë kundër ISIS-it

Edhe pse nuk ka numërim zyrtar, besohet se 30 deri në 40 për qind të luftëtarëve në Kurdistan janë gra.

Pasi filloi lufta në Siri në vitin 2011, fotografja e cila jeton në Berlin Sonja Hamad kishte parë shumë imazhe të luftëtareve kurde femra. “Imazhet ishin sensacionale,” thotë ajo. “Gratë përshkruheshin në të njëjtën mënyrë si burrat – gjithmonë mbanin armë. Fotot nuk tregonin asgjë për gratë si individë.”

E lindur nga prindërit kurdë Yazidi në Damask, Siri, në vitin 1986, Hamadi ishte 3 vjeç kur familja e saj u transferua në një qytet të vogël në shtetin e Gjermanisë Veri-Rhein-Vestfalia.

Duke u rritur, Hamadi u përpoq të fliste hapur për prejardhjen e saj me miqtë dhe thoshte se e ka më lehtë të komunikojë përmes një mediumi vizual – sidomos fotografisë.

Kah mesi i marsit 2015 dhe dhjetorit 2016, Hamadi bëri tri udhëtime në Kurdistanin irakian dhe rajonin e kontrolluar nga kurdët në Rojava në Sirinë veriore për t’i takuar dhe fotografuar gratë me armë.

Imazhet e saj të luftëtarëve përmblidhen në “Jin – Jiyan – Azadi” – “Gratë, Jeta, Liria”.

Dijlin dhe Zilan ishin 19 vjeçare kur Hamadi i takoi në vitin 2015.

Dijlin lufton për YPJ e cila, me kolegët e saj meshkuj nga YPG, ka luftuar kundër xhihadistëve të ISIS-it të cilët kishin nisur sulme të vazhdueshme ndaj zonave kurde siriane që nga viti 2013.

Kur Hamadi u takua me të, Dijlin tashmë kishte luftuar tri vjet dhe kishte kaluar gjysmën e asaj kohe në vijën e frontit. Pavarësisht se është plagosur dhe kundër vullnetit të familjes së saj, ajo vazhdon të luftojë.

Shumë prej luftëtareve janë adoleshentë kur shkojnë në luftë.

Disa e kanë mbështetjen e prindërve të cilët edhe e nënshkruajnë mbështetjen për vajzat e tyre, thotë Hamadi. Të tjerat kanë ikur nga shtëpia, sepse prindërit e tyre nuk i lejonin që ato të shkonin në luftë.

Hamadi thotë se ajo krijoi një “lidhje të thellë dhe të ndershme”, me luftëtaret. “Ne e trajtuam njëra-tjetrën si motra,” thotë ajo.

Në malet e Irakut verior, Hamadi u takua me anëtaret e YJA Star – njësitë e guerilëve femra të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila drejton përfshirjen e grave kurde në ushtri.

Zilan ishte vetëm gjashtë muaj në trajnim teorik dhe një muaj në trajnim praktik para se të fillonte punën si mjeke e emergjencës, duke u kujdesur për luftëtarët e plagosur, thotë Hamadi. Ajo ka parë qindra shokë të vdekur dhe përpiqet të sigurojë të gjithëve varrim të duhur.

Diljin i tha Hamad se ajo po lufton për të drejtat e grave. Sipas Hamadit, shumë nga luftëtaret janë duke e luftuar patriarkatin, njëjtë si dhe luftëtarët e armikut.

Gratë kurde zakonisht martohen në moshë të re dhe “edhe nëse duan të shkojnë vetëm të shëtisin, ato duhet të kërkojnë leje”, shpjegon ajo.

Ato luftojnë për barazi duke i marrë mbi veti rolet tradicionalisht të meshkujve dhe duke transformuar perceptimet. Për shumicën prej tyre, bashkimi me milicinë ka qenë shija e tyre e parë e lirisë.

Shumë nga luftëtaret të cilat i takoi Hamad dukeshin shumë më të vjetra sesa që ishin në të vërtetë.

“Ato përjetojnë nivele të larta stresi”, thotë Hamad.

Ajo thotë se ngjarjet traumatike ndodhin kaq shpejt sa që gratë nuk kanë kohë t’i shqyrtojnë këto përvoja.

“Këto vajza të reja janë shumë më të pjekura se moshataret e tyre në Evropë, sepse tashmë kanë përjetuar kaq shumë.”

Shumë gra luftëtare janë pasuese të Abdullah Ocalan, lideri i burgosur i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Pllakatat e Ocalan janë pamje e zakonshme në Kurdistanin e Irakut.

Hamadi thotë se çlirimi i grave është thellësisht i rrënjosur në ideologjinë e PKK-së. “Ocalan ka deklaruar se “vendi nuk mund të jetë i lirë kur gratë nuk janë të lira “, – thotë ajo. “Edhe nga qelia e tij nga burgu turk ai po i dërgon grave municion shpirtëror për emancipimin e tyre”.

Batalionet e YPJ i marrin shtëpitë e zbrazëta të braktisura nga familjet të cilat ikin nga konflikti. Forcë vullnetare, ata nuk paguhen dhe mbështeten nga banorët vendorë dhe ushtria për ushqimin dhe furnizimet e tyre. “Komuniteti lokal kurd është jashtëzakonisht mbështetës”, thotë Hamad.

21-vjeçja Shirin i tha Hamadit se pavarësisht se kishte pësuar lëndime të rënda, ajo dëshiron të mbetet në milici edhe pas luftës. Ajo është fëmijë i vetëm dhe prindërit e saj janë shumë të shqetësuar për të.

Në janar të vitit 2015, luftëtaret e YPJ-së ndihmuan në çlirimin e Kobanit, një qytet në veri të Sirisë i cili ishte rrethuar nga ISIS që nga shtatori 2014. Kur ISIS mori kontrollin, shumica e 40,000 banorëve të këtij qyteti u arratisën përtej kufirit turk dhe pjesa më e madhe e qytetit u shkatërrua. Në shtator të vitit 2015, kur Hamadi ishte në vizitë, banorët kishin filluar të ktheheshin.

Në rrezet e diellit të mëngjesit të butë qyteti i rrënuar mori një bukuri të çuditshme, por Hamadi duhej të shkelte me kujdes për të shmangur mjetet e pashpërthyera.

Në pranverë të vitit 2015, luftëtaret kurdë ndihmuan në rimarrjen qytetin Tal Hamis në Sirinë veriore nga forcat e ISIS. Tal Hamis kishte pikë e rëndësishme strategjike për ISIS-in, sepse lidhte zonat të cilat i kontrollonin në Siri dhe në Irakun fqinjë.

Hamadi vizitoi vendndodhjen e vijës së parë të frontit, pranë kufirit me Irakun, ku luftëtarët ishin vendosur gjatë mbrojtjes së qytetit. Ajo hulumtoi shtëpitë që ishin shkatërruar – dritaret ishin thyer dhe muret ishin plot vrima nga plumbat.

Më shumë se 10,000 refugjatë kurdë, të cilët ishin larguan nga Turqia në vitet e 1990’a, kur fshatrat e tyre u dogjën nga forcat qeveritare, jetonin në kampin e refugjatëve në Makhmur në Irakun verior.

Pasi kampi u sulmua nga ISIS në vitin 2014, luftëtarët guerilë u vendosën rreth kodrave përreth për të siguruar mbrojtje.

Hamadi thotë se edhe pse burrat dhe gratë ndahen në kampe të ndryshme gjatë natës, shpesh ata stërviten së bashku dhe luftojnë krah për krah. Kjo e mban bashkësinë guerile të lidhur ngushtë dhe e promovon barazinë.

Luftëtaret femra kurde kanë pasur një “ndikim të caktuar në pjesën mashkullore të shoqërisë kurde”, thotë Hamadi. “Kur shohin femra me armë në dorë duke luftuar, ata mësojnë t’i respektojnë.”