10:27 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Heroinë! Studentja shpëton qytetarin afgan që po deportohej nga shteti suedez në Afganistan (Video)

Një aktiviste ka shpëtuar nga depërtimi një qytetar Afgan, i cili kishte kërkuar leje qëndrim në Suedi.

Ajo është futur në aeroplanin që po nisej për në Afganistan, ku gjendej edhe personi i cili pritej që të depërtohej në shtetin e tij amë. Elin Ersson ka qëndruar për shumë kohë në këmbë duke mos e lënë aeroplanin të ngrihej deri sa qytetari Afgan të zbres nga aeroplani.

Kurse, edhe sigurimi dhe stafi në aeroplan dëshironin që studenten ta zbresin, duke thënë se ajo po thyen rregullat. Por më pas ajo morri edhe mbështetjen e udhëtarëve të tjerë, deri në momentin kur stafi i detyrua që të zbres nga aeroplani personin që po derportohej dhe të vazhdonte udhëtimin.

Një gjest i tillë shumë fisnik ka mahnitur shumë njerëz.

“Një person po deportohet në Afganistan, atje ka luftë, ai atje do të vritet” ishin fjalët e vajzës që përsëriteshin tërë kohën./Indeksonline/

Temat: