75 Mall Live Search
11:23 / E Martë, 27 Shkurt 2024 / mp

Heroizmi i dy kosovarëve në Suedi, rrëfimi i istogasit se si e nxorën nga lumi një të dehur

Një gjest i vogël human ka bërë që dy kosovarë t’i shpëtonin jetën një 23-vjeçari suedez. Heroizmi i Gjelal Mulajt dhe Aziz Berishës, tashmë është bërë lajmi kryesor në mediat suedeze.

Detajet se si ka ndodhur ngjarja i ka ndarë me IndekOnline-n Gjelal Mulaj, i cili ka treguar me detaje se si e vërejtën të riun duke rënë në ujë dhe momentin kur e shpëtuan nga një fatkeqësi fatale.

“Ngjarja ka ndodhur të premten. Unë bashkë me kolegun tim Azizin , sapo e përfunduam punën, punojmë sigurim në një klub nate.

Ishte ora 3 e mëngjesit me temperaturë minus 1 gradë vërejtëm një të dehur teksa shkonte drejt lumit.

E kemi ndal veturën dhe jemi afru, kur jam afru 5 metra afër, ai vetëm se ra në lumë.

Në fillim nuk e vërejtëm se hyri nën ujë, nuk kaloi pak sekonda dhe e pashë që e nxori kokën dhe më vërejti më kapi për gishta dhe nuk më lëshonte. Unë më pas e kapa për jakne dhe e tërhoqa jashtë. “, tregon Mulaj.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon më pamje të sigurura nga IndeksOnline.