19:27 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Herolind Nishevci fiton medaljen e artë në Salzburg

Vjen medalja e parë e artë në karate për vitin 2018. Herolind Nishevci ka fituar të artën në Serie A Salzburg 2018.
Karateisti ynë deri te medalja në kategorinë +84 kg, mposhti gjashtë kundërshtarë, kurse në finale mundi hungarezin Daniell Lordy Tyrell. Në gjysmëfinale triumfoi ndaj serbit, Bitovic.