75 Mall Live Search
23:11 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / C E

Herolind Shala: Gati, të bashkuar për vetëm një qëllim, fitoren!

Nesër me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet takimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duel ky në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve.

Edhe pse me shumë mungesa, Challandes nesër do të mundohet që të zgjedh 11-shen më të mirë që ka në dispozicion, shkruan IndeksOnline

Para ndeshjes historike me Maqedoninë, ka reaguar edhe Herolind Shala, ku përmes një postimi në “Facebook” tha se janë gati dhe se qëllimi i vetëm është fitorja.

“Gati, të bashkuar për vetëm një qëllim, fitoren. Do të japim çdo gjë nga vetja për t’iu gëzuar”, shkruan ai.