Herolind Shala: Kosova është favorite ndaj Moldavisë

Mesfushori Herolind Shala rikthehet te Kosova pasi vuajti një ndeshje suspendim ndaj Sllovenisë, për shkak të kartonëve.
Në konferencë për shtyp, anëtari i Vaalerengas deklaroi se Kosova është favorite.
“Synimi është të qëndrojmë në Ligën C. Ne duhet të tregojmë kualitet tona. Nesër jemi favorit në shtëpi. Moldavia është ekip i mirë por duhet të kemi besim tek vetja” deklaroi Shala. /Indeksonline/