Herolind Shala ndërron ekip
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Herolind Shala i është bashkuar skuadrës së Stabaekut në Tailandë, vend në të cilin klubi norvegjez po zhvillon fazën përgatitore para nisjes së sezonit në muajin mars.
Megjithatë, ende nuk ka asgjë lidhur me një transferim zyrtar.
Drejtori sportiv i Stabaekut, Andre Olsen, ka konfirmuar për eurosport.no, se Shala i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore, por për të arritur në një marrëveshje do të duhet pak kohë.
Drar på treningsleir med Eliteserie-klubb. #ESNball https://t.co/kAjduhGIwb
— Eurosport Norge (@EurosportNorge) January 28, 2019
Futbollisti 26-vjeçar spikati me skuadrën e Startit, edhe pse këta të fundit nuk i shpëtuan dot rënies nga “Elliteserien”.
Në rast se për Shalën nuk vjen ndonjë ofertë e volitshme nga kampionat i huaj, e ardhmja e 26-vjeçarit në Norvegji do të jetë me Stabaekun.