75 Mall Live Search
23:49 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Herolind Shala nuk po ndalet së shënuari, ky është goli i radhës nga mesfushori kosovar

Përkundër se është mesfushor, ylli kosovar Herolind Shala nuk po ndalet së shënuari gola.

Ai ka shënuar edhe sonte në fitoren e ekipit të tij, Valerenga kundër Stromsgodset, transemton Indeksonline.

Valerenga që bën gara në Superligën norvegjeze shënoi fitore me rezultat 2:0. Kjo fitore e ngriti atë në kuotën e 17 pikëve pas 9 ndeshjeve.

Shala rënditet i nënti me gola në ligën norvegjeze me 3 gola të shënuara këtë sezon. Kosovari po kalon në një formë të mrekullueshme./Indeksonline/