Herolind Shala pensionohet nga kombëtarja, nderohet me mirënjohjen e karrierës
Pak momente para nisjes së ndeshjes Kosova-Zvicra, në “Fadil Vokrri” nga kombëtarja u pensionua mesfushori Herolind Shala.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi e ka nderuar ish-futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Herolind Shalan, me mirënjohjen e karrierës.
Kësisoj u nderua lojtari që nuk kurseu asnjëherë veten dhe që luftoi me zemër, me karakter dhe me përkushtim të plotë për Kosovën.
Mirënjohja e karrierës iu dorëzua nga presidenti Agim Ademi nën duartrokitjet dhe brohoritjet e tifozëve.

