Herolind Shala refuzon Turqinë, kërkon klub të ri

Herolind Shala është futbollist i lirë që nga janari i këtij viti.
Pasi kaloi një sezon me Valerengan në Norvegji, mesfushori kosovar vendosi të mos vazhdonte kontratën.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që Shala gjatë afatit kalimtar të janarit ka pranuar oferta nga dy skuadra në Turqi, por i ka refuzuar.
29 vjeçari, ka pasur eksperiencë në futbollin turk gjatë edicionit 2016/17 kur luajti si huazim te Kasimpasha.
Ende nuk dihet se ku do të vazhdojë karrierën Shala, por brenda pak ditëve do të nënshkruaj me një skuadër të re.
/Indeksonline/