75 Mall Live Search
09:49 / E Diele, 11 Janar 2026 / B XH

Heronj të natës, momenti kur shpëtojnë një familje nga përmbytjet në Fushë Kosovë

Reshjet e fundit kanë përmbytur zona të ndryshme të Kosovës.

Përmbytjet kanë përfshirë edhe disa zona të Fushë Kosovës, duke bërë që shumë familje të mbesin të bllokuar

Në një video të siguruar nga IndeksOnline, shihet momenti kur në orët e vona të mesnatës është shpëtuar një familje në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës.

Shpëtimin e tyre e kanë bërë zjarrfikësit e Prishtinës të cilët po vazhdojnë ditë e natë të jenë në shërbim të qytetarët të cilët po përballen me përmbytje.

Ditëve të fundit shumë rajone të Kosovës ditëve të fundit kanë pësuar përmbytje për shkak të reshjeve të pandërprera të shiut dhe borës.

Drenasi, Malisheva, Juniku, Gjilani, Lipjani dhe Fushë Kosova janë në mesin e komunave më të prekura nga përmbytjet.  /IndekOnline/