Heronjët e gjallë/ Vëllëzërit zjarrëfikës nga Vushtrria shpëtuan qindra jetë qe dy dekada

Dy vëllëzërit, Sami dhe Remzi Beqiri nga Vushtrria gati qe 25 vite shërbejnë në Brigadën e Zjarrëfikësve të Mitrovicës.
Vëllëzërit që punojnë krahë njëri- tjetrit për më shumë se dy dekada, ndjekën hapat e babait të tyre i cili poashtu ishte zjarrëfikës.
Samiu dhe Remziu janë të gatshëm të intervenojnë sa herë kërkohet, porse në ndërrime të ndryshme.
Thonë se ndjenja më e mirë për ta është kur secila detyrë rezulton me sukses.
Ata rrëfejnë për punën e tyre, dhe sfidat me të cilat ballafaqohen jo rrallë herë.