“Heronjt të luftës dhe të paqes” zëvendësohet me“Liria ka emër”

Që prej kur ishin publikuar emrat e presidentit të vendit Hashim Thaçi si dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli si të dyshuar për krime lufte, më 24 qershor, imazhet e tyre ishin të vendosura gjithandej Kosovës e ashtu edhe në në qendër të kryeqytetit, përkatësisht tek hotel “Grand”.

Mirëpo ato në mëngjesin e sotëm janë zëvendësuar me thënien “Liria ka emër”.
Ende nuk dihet se nga kush janë vendosur këto slogane.
Ndryshe me 24 qershor në një deklaratë për shtyp Zyra e Prokurorit të Specializuar ndër të tjera është thënë se Thaçi e Veseli akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Në Aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.
