16:41 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020

Herpesi gjenital po ndikon në jetën tuaj seksuale?

Është një nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme më të përhapura dhe fatkeqësisht nuk ndikon vetëm në cilësinë e jetës seksuale, por ndikon drejtpërdrejt në rehatinë e personit që e ka.

Mësa duket herpesi gjenital aktivizohet menjëherë tek personat të cilët përjetojnë stres të vazhduar. Në kohët tonë stresi është i pamundur të shmanget megjithatë këtu janë disa mënyra si mund të reduktohet stresi për të pasur një jetë më të qetë dhe më të shëndetshme.

Flini gjumë – Shumë njerëz nuk arrijnë të funksionojnë siç duhet nëse nuk flenë 8 orë gjumë. Mesa duket organizmi i secilit e ka të qartë për sa kohë ka nevojë të pushojë kështu që kujdesuni për veten dhe dëgjoni trupin tuaj. Sa më i çlodhur aq më mirë do arrini të përballoni stresin.

Një dietë e balancuar – Është thënë dhe stërthënë, por mesa duket nuk dëgjohet. Hani shëndetshëm, perimet duhet të zënë pjesën më të madhe të dietës tuaj. Mos harroni fibrat dhe reduktoni sheqerin. Nëse keni imunitet të mirë, dalja e herpesit do të reduktohet ndjeshëm.

Aktivitet fizik – Aktiviteti fizik ndihmon në reduktimin e stresit dhe balancimin e hormoneve duke ju sjellë një gjendje të mirë shpirtërore. Gjendja e mirë do të thotë më pak stres, që do të thotë nuk ka herpes.

Kujdes gjatë kryerjes së marrëdhënieve – Në moment që keni intimitet me dikë, përdorni lubrifikant me bazë uji. Shumë persona kanë pohuar se kanë patur irritim ose riaktivizim të herpesit pasi kanë kryer seks. Nuk do të thotë detyrimisht që partneri juaj ka herpes, por mesa duket është një ndjeshmëri që shkaktohet nga penetrimi. Tregohuni të kujdesshëm.

Hormonet – Ndryshimet hormonale përgjatë ciklit  tek femrat sjellin riaktivizim të hepersit gjenital. Askush nuk e di arsyen pse!