75 Mall Live Search
12:58 / E Hënë, 19 Prill 2021 / Blerim

Herrera për Superligën: Unë rashë në dashuri me futbollin popullor, tani ëndrra ka mbaruar

Mesfushori i Paris SG, Andre Herrera është kundër formimit të Superligës Evropiane.

Klubi i tij Paris SG ende nuk e ka marr një vendim se a do të bashkohet apo jo me 12 klubet e tjera, shkruan IndeksOnline

Kështu, Herrera thotë se ai është dashuruar në futbollin popullor e nëse Superliga Evropiane bëhet, ato ëndrrat e tij do të përfundojnë.

“Unë rashë në dashuri me futbollin popullor, me futbollin e tifozëve, me ëndrrën për të parë ekipin e zemrës sime duke garuar kundër më të mëdhenjve. Nëse kjo superligë evropiane përparon, ato ëndrra kanë mbaruar”, tha ai.