10:40 / E Martë, 09 Mars 2021 / OSH

Heshtje në familjen më të famshme mbretërore, pas ‘goditjeve’ nga Meghan dhe Harry

Familja Mbretërore ka mbetur e heshtur gjatë të martë, pas intervistës së Meghan dhe princit Harry, e në të cilën bëhet e ditur se si kishin bërë komente raciste në lidhje me ngjyrën e lëkurë së djalit të tyre. Komente pas të cilës ajo kishte ardhur në një pikë ku donte të bënte vetëvrasje, shkruan Reuters, transmeton IndeksOnline.

Familja mbretërore në krye me Mbretëreshën Elizabate, 94 vjeçare, ende nuk kanë gjetur një përgjigje në intervistën e Oprah Winfrey, në të cilën po ashtu Harry kishte deklaruar se babai i tij  e kishte dëshpëruar atë.

“Kriza më e madhe në familjen mbretërore në 85 vite”, shkruan në faqen e parë të gazetës Daily Mirror, derisa Daily Mail në ballinë pyet “Çka bën ata”, ndërsa komunisti i The Sun Trevor Kavanagh pyeste nëse kjo intervistë do të thoshte fund për monarkët.

“ Nuk mund të ketë dëmtim më të madh në familje mbretërore, meqë ka shumë pak për tu bërë në mbrojtjen e vet ajo”, shkruan The Time në një artikull të titulluar “Sulmi Mbretëror”.

“Çelësi për mbijetesën e familjes mbretërore përgjatë shekujve ishte aftësia e saj për tu përshtatur në nevojat e kohës. Duhet sërish ta bëj të njëjtën”, shkruan The Times./IndeksOnline/