75 Mall Live Search
22:47 / E Shtunë, 20 Janar 2024 / Gj. Sh

Heshtje në stadiumin e Udineses, gol për tri pikë… shënon Okafor

Skuadra e AC Milan ka shënuar golin e tretë ndaj Udineses në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Serie A.

Golin për 2:3 e shënoi sulmuesi zvicran, Okafor në minutën e 94’të, shkruan Indeksonline

Okafor shënoi pas një asisti nga sulmuesi Olivier Giroud dhe tollovisë në zonën e 16-metërshit.

Me këtë fitore, Milan shkon në kuotën e 45 pikëve në pozitën e tretë.

Kujtojmë që golat tjerë për ekipin e Stefano Piolit i shënuan: Ruben Loftus-Cheek dhe Luka Jovic.

Kurse për vendasit golat i shënuan: Samardzic dhe Thauvin../Indeksonline/