“Het triku” më i hidhur në karrierë për Lewandowskin te Bayerni!

Lewandowski e ka bërë edhe një “het trik” te Bayerni, por kësaj radhe jo me gola. Sulmuesi polak është vonuar për të tretën herë me radhë në stërvitjes e skuadrës gjermane.
Futbollisti e ka shumë të qartë se koha e tij te Bayerni ka mbaruar dhe duket se në këtë mënyrë po tenton t’i bëjë presion drejtuesve të skuadrës.
Lewa e ka një ditë të vështirë nesër. Ai do të duhet të dal para tifozëve të tij në stadium dhe më pas do të zhvillojë një seancë të hapur stërvitore .
Do të jetë interesante të shihet nëse polaku merr pjesë në ngjarje dhe, nëse po, si do e presin tifozët. Sulmuesi ka kaluar gjithë verën duke e bërë të qartë se nuk do të vazhdojë më te Bayerni.
Për lojtarin ka ofertë zyrtare nga Barcelona, por që e njëjta është refuzuar nga Bayern Munchen./Indeksonline/