Hetemi pas ngujimit disamujorë në komunën e Leposaviqit, viziton komunën e Podujevës

Kryetari i Komunës së Leposaviqit Lulzim Hetemi ka vizituar komunën e Podujevës.
Ai është mirëpritur nga kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi.
Kjo është bërë e ditur nga vetë Bulliqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
‘’Me kënaqësi kam pritur në takim mikun tim, kryetarin e Komunës së Leposaviqit Lulzim Hetemi, me ç’rast e përgëzova për qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e treguar për të qeverisur me komunën, përkundër telasheve dhe sfidave të ndryshme’’, ka thënë Bulliqi.
Kryeatrin Hetemi e njoftova nga afër për projektet e komunës sonë, si dhe gjatë takimit diskutuam për fushat ku mund të bashkëpunojmë si dy komuna të afërta gjeografikisht, ka shtuar më tutje Bulliqi./Indeksonline/