Hetim vdekjeje në Prishtinë – një grua humb jetën pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore

Një grua ka ndërruar jetë pasditen e së mërkurës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar gjatë trajtimit mjekësor, transmeton IndeksOnline.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima ishte dërguar në QKUK në gjendje të rëndë, ndërsa me gjithë përpjekjet e mjekëve, ajo nuk ka arritur t’u mbijetojë komplikimeve dhe është konfirmuar vdekja e saj.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar./IndeksOnline/