75 Mall Live Search
16:58 / E Mërkurë, 02 Nëntor 2022 / AR

“Hetimet duhet të thellohen”, Haxhiu kërkon llogari nga menaxhmenti i qendrës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar për rastin e sulmit ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë.

Ajo thotë se ky rast na ka tronditur të gjithëve, duke shtuar se institucionet përgjegjëse janë duke e bërë punën e tyre, raporton Indeksonline.

Ministrja tutje shton se hetimet duhet të thellohen dhe se menaxhmenti duhet të jap llogari për keqtrajtimin e qytetarëve në ato ambiente.

Reagimi i plotë:

Sjellja abuzuese e mizore, ndaj një të moshuare në Pejë, na ka tronditur të gjithëve.

Në këto momente institucionet përgjegjëse, policia dhe prokuroria, janë duke e bërë punën e tyre dhe disa nga personat e dyshuar janë arrestuar.

Abuzimi që pamë sot, nuk mund të jetë i vetmi prandaj qytetarët duhet të bashkëpunojnë me institucionet në rast të dyshimeve për keqtrajtimin e familjarëve në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, apo edhe në qendrat tjera të kujdesit ndaj këtyre kategorive. Hetimet duhet të thellohen!

Gjithashtu, menaxhmenti duhet të jap llogari për keqtrajtimin e qytetarëve në ato ambiente!