09:08 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Hetimet, ja pse u rrëzua helikopteri i presidentit të Leicesterit

Kanë kaluar rreth 40 ditë nga ngjarja tragjike ku humbi jetën presidenti i Leicesterit, tailandezin Vichaj Srivaddhanaprabha, pasi helikopteri i tij u rrëzua në mënyrë të befasishme, vetëm pak sekonda pasi ishte ngritur nga stadiumi ku ishte luajtur sfida mes vendasve dhe West Hamit.

Bordi i Investigimit të Aksidenteve Ajrore ka hetuar gjerësisht për shkaqet e aksidentit, duke analizuar me vëmendje edhe kutinë e zezë të helikopterit, për të kuptuar plotësisht se çfarë ndodhi natën e 208 Tetorit.

Kështu nga raporti i dorëzuar në përfundim të hetimeve, duket se ka qenë një vidë e liruar, ajo që ka shkaktuar tragjedinë, ku përveç bosit tailandez, humbën jetën edhe dy pilotët dhe dy bashkëpunëtorë të tij.

Sipas analizës së kutisë së zezë, gjatë fazës së ngritjes avioni ka pësuar një rrotullim të papritur në të djathtë, në drejtimin e kundërt nga kontrollet e pilotit, për shkak se sistemi i kontrollit të rotorit të bishtit ishte shkyçur nga pedalet në kabinë, vetëm për shkak të vidës së liruar. Kjo është ajo që doli nga raporti i tetë faqeve të hetimeve të kryera nga divizioni britanik.