12:38 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Hetimet kundër Trumpit, 4 dëshmi dramatike në Kongresin amerikan

4-zyrtarë e ish-zyrtarë të administratës së Trumpit kanë dëshmuar gjatë tri seancave publike të martën. Të gjithë ata shprehën zhgënjimin dhe mosmiratimin lidhur me telefonatën që presidenti amerikan zhvilloi me homologun ukrainas, Volodimir Zelenski, ku i kërkoi atij të hetonte rivalin Jo Bideon.

“Unë po shpresoja për një deklaratë mbështetëse, lidhur me reformat e Zelenskit”, tha Jennifer Williamsi, këshilltare e zv.presidentit Mike Pence.

“Telefonata e 25 korrikut mu duk e pazakontë, pasi përfshinte diskutime mbi çështje të politikës së brendshme”, tha Tim Morrisoni, ekspert kombëtar për Rusinë.

“Tashti e kuptoj se të tjerët e shihnin idenë e hetimeve të mundshme për korrupsionin ndaj kompanisë ukrainase “Burisma”, si ekuivalente të hetimeve ndaj ish-zv.presidentit Biden”, u shpreh Kurt Volkeri, ish-i dërguar i posaçëm në Ukrainë.

“Është e papërshtatshme për një presidenti të kërkojë hetime ndaj një rivali politik”, tha Alexander Vindmani, ekspert i sigurisë kombëtare për Ukrainën.

Koloneli Alexander Vindman, ekspert i Këshillit të Sigurisë Kombëtare ishte më i zëshmi. Ai kujtoi gjithashtu një takim në Shtëpinë e Bardhë me zyrtarët ukrainas, ku ambasadori i SHBA-së në BE bëri të qarta synimet e hetimit.

Republikanët nuk i kundërshtuan faktet, por vunë në dyshim aftësitë e kolonelit Vindmanit. “Shefi yt vë në dyshim gjykimin tënd. Gjithashtu ish-shefi yt ka qenë i shqetësuar për gjykimin tënd”, tha Rep.Jim Jordan.

CNN-i ka mësuar se Vindmani ka pyetur ushtrinë amerikane lidhur me sigurinë e familjes së tij, pasi është ndjerë i sulmuar nga Trumpi dhe aleatët.