75 Mall Live Search
10:45 / E Enjte, 17 Prill 2025 / FR

Hetimet për “Banjskën”/ Prokurori Abazi: Kam parë një nga skenat më të rënda…

Në Gjykatën e Prishtinës është duke u mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor për sulmin terrorist në Banjskë.

Prokurori i këtij rasti, Naim Abazi, në cilësi të dëshmive, ka prezantuar video dhe fotografi nga vendi i ngjarjes, me qëllimin për të dëshmuar organizimin dhe vajtjen e këtij sulmi terrorist, shkruan IndeksOnline.

“Kam vërejtur një nga skenat më të rënda dhe armatimit më të rëndë, që nuk i ngjasojnë një skene normale… Kam parë armë automatike, snajperë, mina, granata dhe armatime të tjera, vetura, uniforma ushtarake e radio-lidhje të përdorura për sulmin”, u shpreh Abazi.

Ai ka prezantuar pamje nga hyrja e kamionëve dhe automjeteve që kanë monitoruar rrugët, para se të niste sulmi.

“Videot flasin qartë se si grupi ishte përkujdesur në detaje rreth vendosjes dhe hyrjes se si do të operonin në këtë zonë”, deklaroi prokurori.

Kujtojmë se aktakuza është ngritur ndaj 45 të dyshuarve, në krye me organizatorin Milan Radojçiq, por duke u gjykuar në prezencë janë vetëm tre të burgosur: Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq./IndeksOnline/