“Hetimet po zhvillohen në disa pista”/ Prokuroria e Pejës jep detaje për vrasjen e dyfishtë që tronditi vendin

Mbrëmë në Pejë ka ndodhur një vrasje e dyfishtë, e cila ka tronditur mbarë vendin.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi ka thënë se sot gjatë ditës kryeprokurori së bashku me Prokuroren kanë dal në vend të ngjarjes dhe në mënyrë intensive po zhvillohen hetimet që të zbardhet motivi dhe ky rast tragjik, shkruan “Indeksonline”.
“Mbrëmë si pasojë e të shtënave me armë zjarri dy persona kanë mbetur të vdekur, ndërkaq një person është plagosur. Në vend të ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet e nevojshme. Janë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë Nikqi në një konferencë për media.
Poashtu ai ka bërë me dije se janë sekuestruar dy armë dhe se dy trupat e pajetë janë dërguar për obduksion.
Nikqi nuk është përgjigjur në një serë pyetjesh të gazetarëve me arsyetimin e se rasti është i ndjeshëm dhe duhet të jetë i kujdesshëm për të mos i dëmtuar hetimet.
“Në këtë çështje duhet jemi të rezervuar, dhe mund t’i dëmtojmë hetimet. Në disa pista po zhvillohen hetimet”, ka shtuar Nikqi.
Mbrëmë në Pejë u vranë dy zyrtarët e PDK’së, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj, ndërsa i plagosur ka mbetur vëllai i Astritit, i cili është dërguar në mbajtje./Indeksonline/