Hetimi i OBSH-së: Kina mund të kishte reaguar më shpejt ndaj pandemisë

Paneli i Pavarur për gatishmërinë dhe reagimin pandemik të mbështetur nga OBSH tha se epidemia kryesisht e fshehur kontribuoi në përhapjen globale në ditët më të hershme pasi virusi u shfaq për herë të parë në Wuhan në Dhjetor 2019.
”Duke parë kronologjinë e fazës së hershme të shpërthimit sugjeron se kishte potencial që shenjat e hershme të vepronin më shpejt nga Kina dhe OBSH,” – u tha në panel.
Kritika e drejtpërdrejtë nga një agjenci të cilën Donald Trump e ka akuzuar si shumë afër Pekinit vjen ndërsa një ekip ekspertësh të OBSH kryen një mision politikisht të ndjeshëm në Kinë për të hetuar origjinën e sëmundjes.
Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha sot se askush nuk duhet të dyshojë se kjo është një ushtrim shkencor për të kuptuar se si u shfaq virusi. Tedros u takua me udhëheqësin kinez Xi Jinping Janarin e kaluar, kur OBSH vlerësoi Pekinin për seriozitetin dhe transparencën e tij në ditët e para të shpërthimit.
Por, që nga ajo kohë janë shfaqur prova që Kina mbajti informata kryesore të fshehura nga OBSH dhe pengoi përpjekjet e agjencisë së KB për të adresuar epideminë. Trump njoftoi Majin e kaluar se SHBA po përfundonte marrëdhëniet e saj me OBSH dhe pretendoi se Kina ka kontroll të plotë mbi organizatën.
”OBSH papagalloi në mënyrë të përsëritur pretendimet e qeverisë kineze se koronavirusi nuk po përhapej midis njerëzve,’-‘ tha Shtëpia e Bardhë në atë kohë.
Joe Biden, i cili merr detyrën të Mërkurën, sipas DailyMail, premtoi gjatë fushatës zgjedhore se do të rivendoste lidhjet e SHBA me OBSH.