75 Mall Live Search
09:59 / E Premte, 27 Qershor 2025 / k.v

Hetohet vdekja e një foshnje 3-javëshe në Skenderaj, intervistohen prindërit

Një foshnjë 3-javëshe ka vdekur në fshatin Kostercë të Skenderajt.

Sipas raportit policor, njësitet policore pas pranimit të informatës nga QKMF-Skenderaj lidhur me rastin, së bashku kanë dalë në lokacionin e cekur, në vendin e ngjarjes kanë konstatuar se foshnja është pa shenja jete.

“Lidhur me rastin, janë intervistuar prindërit e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti në hetime”, thuhet tutje në raportin 24-orësh policor.