75 Mall Live Search
08:57 / E Premte, 18 Dhjetor 2020 / OSH

Hetuesia dhe Forenzika në vendin e ngjarjes ku ndodhi tentim grabitja dhe u plagos polici

Pas tentim grabitjes së filiales së BKT-së në Veternik, ku si pasojë u plagos edhe një zyrtar policor, tanimë në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë e hetuesisë dhe forenzika.

IndeksOnline ka siguruar disa pamje nga vendi i ngjarjes.

Në fotografi shihen se njësitet e hetuesisë dhe forenzikës kanë marrë masat policore për një hetim të detajuar.

Ndërkohë, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se janë duke punuar në identifikimin e të dyshuarve, lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./IndeksOnline/