Hetuesit e Speciales mblidhen te shtëpia e Rexhep Selimit

Bastisja në shtëpinë e deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimit, është duke vazhduar ende. Para pak minutash, atje është shtuar prezenca e hetuesve të Speciales.
Aktualisht para shtëpisë së tij gjenden pesë vetura të EULEX-it, një prej të cilave shumë afër hyrjes.

Ky operacion po kryhet me mbështetje të EULEX’it dhe Policisë së Kosovës.
Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka konfirmuar se është duke kryer operacione në Kosovë.
