11:41 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / k.v

Hetuesit intervistojnë ministrin Krasniqi, dalin pamjet nga MTI

Ka përfunduar intervistimi i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, i cili thotë se është kërcënuar nga sekretari i pezulluar, Burim Rreci.

Hetuesit policorë sapo janë larguar nga ndërtesa e MTI-së, ndërsa pas pak pritet të intervistohet edhe Rreci.

Derisa Krasniqi thotë se është i kërcënuar nga Rreci, ky i fundit ka thënë se nuk është njeri i tillë dhe se vetë e ka lajmëruar policinë, se nesër do të dalë sërish në punë./IndeksOnline/