21:04 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Hetuesit policor kapin hajnin në kryeqytet

Hetuesit policor në Prishtinë kanë arritur të identifikojnë dhe ta arrestojnë një person të dyshuar për vjedhje.

Policia ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit me ç’rast ka gjetur dhe konfiskuar gjësende të vjedhura, stoli e kozmetikë të ndryshme.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se arrestimi i të dyshuarit është kryer sot në orët e hershme të mëngjesit.

Operacioni është realizuar nga njësitet policore të stacionit Jugu në Prishtinë.

Aktualisht policia po punon me përkushtim me qëllim të identifikimit të personave tjerë të dyshuar si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre.

Puna intensive e hetuesve në Prishtinë së fundi ka rezultuar me zbulimin e disa veprave penale si vjedhje e grabitje.

Për arrestimin e të dyshuarit të fundit është njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes./Indeksonline/