10:21 / E Enjte, 27 Maj 2021 / Blerim

Hiç s’po bëhet rehat, Wilshere largohet nga Bournemouth

Jack Wilshere është larguar përfundimisht nga skuadra e Bournemouthit.

Mesfushori anglez assesi ta gjejë vetën që prej largimit nga Arsenali në vitin 2018, shkruan IndeksOnline

Wilshere u transferua në Bournemouth gjatë afatit të janarit.

28-vjeçari sot njofton largimin nga kjo skuadër si lojtar i lirë.

Gjatë sezonit 2020/21, Wilshere bëri 14 paraqitje – shënoi një gol dhe bëri një asist.

Sa ishte te ‘Topçinjtë’ Wilshere pati vlerën 33 milionë euro, kurse tani kushton vetëm 2.5 milionë euro./IndeksOnline/