75 Mall Live Search
10:31 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Hiddink emërohet trajner i Kombëtares së njohur – dhe është befasi

Guus Hiddink është ngarkuar me detyrën që ta kualifikojë Kinën në për në Lojërat Olimpike të vitit 2020 pasi ish-trajneri i Real Madridit është emëruar trajner i Kombëtares së Kinës për grupmoshat, U-21.

71-vjeçari bëhet emri i fundit që lëvizë në futbollin kinez që prej kur presidenti i vendit, Xi Jinping ka shprehur dëshirën e tij që Kina të bëhet fuqi globale në futboll.

Holandezi i bashkohet Marcello Lippit në CFA, ku trajneri italian është duke e përgatitur ekipin senior të Kombëtares kineze për Kupën e Azisë, transmeton IndeksOnline.

Top trajnerët si Luiz Felipe Scolare, Fabio Capello, Manuel Pellegrini dhe Andre Villas Boas së fundmi kanë qenë të punësuar në disa klube kineze.

Image result for hiddink

Emërimi i Hiddink është njoftuar nga faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kinës së fundmi.

Hiddink njihet mjaft mirë në Azi, pasi në vitin 2002, e drejtoi Korenë e Jugut deri në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Së funmdi ai ishte trajner i përkohshëm te klubi i madh anglez, Chelsea.

Kina nuk është paraqitur në Lojërat Olimpike në futboll që nga viti 2008, kur Pekini ishte nikoqir i kësaj gare dhe kinezët ishin të kualifikuar automatikisht./IndeksOnline/