75 Mall Live Search
21:21 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

Hidhen dyshime që futbollistët paguajnë para për të hyrë në listën e Kosovës

Trajneri i Kosovës U21 Rafet Prekazi të hënën publikoi listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet kundër Andorrës dhe Turqisë.

Megjithatë shumë futbollistë janë shprehur të pa kënaqur që nuk janë ftuar.

Së fundi ka reaguar edhe mesfushori i Llapit, Festim Alidema dhe futbollisti i Drenicës, Atdhe Grajqevci.

Ky i fundit ka deklaruar që nuk do ta pranoj më ftesën e Kosovës edhe nëse ftohet në të ardhmen.

Kjo listë ka ngjallur reagime edhe te futbollistët shqiptarë që luajnë jashtë Kosovës.

Sipas burimeve të Indeksonline, në një mesazh dërguar menaxherit të Kosovës U21, Zgjim Sojevës thuhet: “Nëse ka nevojë si ata tjert me e pagu najkon kallxom se hiq problem se kena”. /Indeksonline/