Hidhen poshtë akuzat ndaj Baldwin-it, shpallet i pafajshëm

Çështja kriminale kundër aktorit Alec Baldwin për të shtënat fatale në xhirimet e filmit të tij Rust 2021 përfundoi të hënën.
Këtë verë, Baldwin u lirua nga akuzat për vrasje. Gjykatësja Mary Marlowe Sommer hodhi poshtë aktakuzën në korrik, duke thënë se prokurorët dhe policia nuk arritën të provonin origjinën e plumbit që vrau Hutchinsin, transmeton Indeksonline.
Hannah Gutierrez, personi përgjegjës për armët në xhirime, u dënua me 18 muaj burg për vendosjen gabimisht të plumbit të vërtetë, të cilin Baldwin e përdori gjatë xhirimeve.
“Unë nuk e kam parë versionin final të filmit dhe nuk e kam në plan. Por shpresoj që do të dalë, që paratë do t’u kthehen investitorëve. Shpresoj që filmi të shkojë mirë dhe që Matti të marrë paratë e tij. Ne bëmë një marrëveshje me të dhe ne duam ta nderojmë atë”.
Baldwin theksoi se sa e vështirë ishte e gjithë situata për të dhe familjen e tij, prandaj ai nuk do ta shikojë filmin.
“Kjo është padyshim gjëja më e vështirë me të cilën jam përballur ndonjëherë në jetën time. Përveç vetë viktimave, ajo që më lëndon më shumë është ajo që i është bërë gruas sime. Ne po përpiqemi t’i vëmë erën në shpinë njëri-tjetrit dhe të largohemi nga këto gjëra, sepse filmi do të mbetet përgjithmonë në hije nga kjo”, tha ai./Indeksonline/