Hidhet “bomba” me mëngjes, Vedat Muriqi pranon ofertën e klubit të madh anglez

Ekipi i Fenerbahces do ta ketë të vështirë ta mbajë në skuadër sulmuesin kosovar, Vedat Muriqi.
Së fundmi Muriqi ka marrë një telefonatë nga trajneri i njohur, Slaven Biliq, i cili drejton ekipin e West Bromwich, i cili bën gara në “Championship”, por që pritet të inkuadrohet në Premier Ligë sezonin e ardhshëm, transmeton Indeksonline.
Gazeta turke “Aspor” ka publikuar bisedën midis Muriqit dhe Biliqit. Sipas kësaj bisede, ylli kosovar ka pranuar ofertën e WBA-së.
“Ti je një sulmues shumë i mirë dhe kam qenë, duke të përcjell që një kohë të gjatë. Unë dua që të luash në WBA në sezonin e ri. Këtu yjet shkëlqejnë”, i ka thënë Biliqi Muriqit.
“Të punoj me ty më bën shumë të lumtur. Ti vetëm duhet të arrish marrëveshje me ekpin tim. Unë me kënaqësi pranoj të luajë në Angli”, besohet t’i ketë thënë Muriqi./Indeksonline/