75 Mall Live Search
14:58 / E Martë, 18 Gusht 2020 / indeksADMonline

Hidhet hapi i parë që sinonimi i dhimbjes, Krusha e Madhe, të bëhet me muze

Krusha e Madhe është ndër fshatrat që është prekur më së shumti nga lufta e fundit në Kosovë, duke u masakruar e vrarë të gjithë burrat e këtij fshati, transmeton IndeksOnline.

E përkundër kësaj, ky fshat ka rilindur përsëri, duke ngritur jetën e vazhduar atë, aty ku e lanë ata që më nuk janë në mesin tonë.

E pikërisht për  të pasur ende në memorine e gjenratave të reja, atë që ka ndodhur para 20 vitesh, sot është nënshkruar një marrëveshje e mirëkuptimin për bashkëfinancimin e projektit “Ndërtimi i Muzeut në Krushë të Madhe”.

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale  Bislim Zogaj dhe Kryetari i Komunës së Rahovecit  Smajl Latifi nënshkruan marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit “Ndërtimi i Muzeut në Krushë të Madhe”.

Përmes kësaj marrëveshje ata u dakorduan për përcaktimin e obligimeve të të dyja palëve.

“Ndërtimi i këtij muzeu është obligimi i shtetit të Kosovës ndaj të rënëve dhe të gjallëve të Krushës, e cila paraqet sinonimin e dhimbjes, rezistencës dhe heroizmit”, bëhet e ditur në njoftimin e AMKM-së në Facebook.