Hidhet koktej molotovi në “Kodrën e Trimave”, dëmtohet rrethoja e një shtëpie

Persona të panjohur kanë hedhur koktej molotovi afër një shtëpie në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.
Si pasojë e zjarrit është dëmtuar muri i rrethojës së shtëpisë, ndërsa nuk është njoftuar për të lënduar.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, në rrugën “Rifat Krasniqi” dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat që kanë çuar te hedhja e shishes me lëndë djegëse./IndeksOnline/