09:43 / E Premte, 21 Qershor 2019 / indeksADMonline

Hidhet nga dritarja, vdes këngëtari i njohur francez

Philippe Cerboneschi  i njohur për publikun edhe si ‘Zdar’, ishte një nga pjestarët e duetit francez ‘Cassius’, ai vdiq në Paris të mërkurën, tha agjenti  i tij, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.

“Ai bëri një rënie aksidentale, përmes dritares së një kati të lartë të një ndërtese pariziene”: tha Sebastien Farran, pa dhënë më shumë detaje.

Carboneschi formoi Cassius me Hubert Blanc-Francard i njohur si ‘Boom Bass’ në vitin 1996.

Ata punuan për grupe të ndryshme si: Phoenix, Beastie Boys, Franz Ferdinant dhe ylli francez i hip hopit MC Solaar.

Carboneschi ishte 52 vjeçarë. /Indeksonline/