08:51 / E Shtunë, 11 Shtator 2021 / B O

Hidhet nga kati i dymbëdhjetë i banesës një burrë në Prishtinë

Mbrëmë rreth orës 03:52 është raportuar se është hedhur nga kati i dymbëdhjetë i banesës një banorë i Prishtinës.

Lajmi është bërë i ditur në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë 10.09.2021 – 03:52. Është raportuar se në rrethana të panjohura viktima mashkull kosovar është hedhur nga kati i dymbëdhjetë i banesës. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.