Hidhet nga lartësia e spitalit Shefqet Ndroqi, ndërron jetë 60-vjeçari në Tiranë

Një 60-vjeçar është vetëhedhur nga lartësia e spitalit “Shefqet Ndroqi”, në Tiranë dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Nuk dihen ende shkaqet që e çuan L.S. që të kryente aktin e vetëvrasjes rreth orës 00:30. Kujtojmë se në spitalin “Shefqet Ndroqi” mbahen pacientët e prekur nga COVIDI-19.
Kjo është viktima e pestë që ka kryer aktin e vetëvrasjes deri tani në dy spitalet, “Shefqet Ndroqi” dhe “Infektiv”.
“Më 30.11.2020, rreth orës 00:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.