17:16 / E Martë, 03 Tetor 2017 / indeksADMonline

Hidhet nga shkëmbi në lumë, humb jetën 44-vjeçarja

Një 44 vjeçare nga Përmeti është gjetur e mbytur pa shenja dhunë, në lumin e Vjosës.

Policia e Përmetit ka njoftuar se shtetasja me inicialet V.J 44 vjeç e cila dyshohet të jetë hedhur nga shkëmbi në kushtet e depresionit.

Përmetarja i kishte thënë familjes se do dilte të blinte diçka, por nuk është kthyer më. Të shqetësuar ata kanë nisur kërkimet ku vetëm pas disa orësh kanë gjetur trupin e pajetë në lumë.

Komisariati i Policisë

Përmet Më datë 02.10.2017, në lumin Vjosë, është gjetur e mbytur pa shenja dhune, shtetasja V.J vjeç 44, banuese në Përmet. Nga veprimet e kryera rezulton se, në depresion, pranë qytetit, është hedhur nga shkëmbi në lumin Vjosë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet.