75 Mall Live Search
13:13 / E Hënë, 21 Tetor 2024 / S Z

Hidhet një mjet shpërthyes në një shtëpi në Zubin-Potok

Një mjet shpërthyes është hedhur mbrëmë pas mesnatës, në një shtëpi në Zubin-Potok, ku si pasojë është dëmtuar një veturë.

Shefi i operativës rajonale në Policinë e Kosovës, për rajonin e veriut Petrit Fejza, ka thënë për Indeksonlinen se nuk ka të lënduar si pasojë e shpërthimit. Rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe se njësia e hetimeve po merren me rastin.

“Me datë 21.10.2024 rreth orës 02:00 në rrugën “Kolasinski knezeve” në Z.Potok,ka pas një shpërthim në shtëpin e ankueses S.I, ku si pasojë ka dëme materiale ne veturën e saj. Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme. Pas konsulltimit me prokuror të shtetit rasti është cilësuar shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe njësia e hetimeve janë duke u marrë me rast”, ka thënë Fejza..